Tiranë, tunel për të grabitur bankën

22/09/2010 15:00

Ka dështuar tentativa për të grabitur një bankë në kryeqytet. (UPDATE)

Policia arrestoi dy persona, te cilet ishin duke punuar per hapjen e nje tuneli i cili te conte direkt ne arkiven e bankes Intesa San Paolo, prane pallateve 9-katëshe. Grabitesit kishin marre me qira nje dyqan, i cili ndodhet pikerisht mbi tavanin e arkives se bankes dhe brenda kishin te gjithe mjetet metalprerese per ta hapur tavanin metalik.
 
Autorët kishin deklaruar se do hapnin nje biznes në dyqan te cilit prej pese muajsh nuk po i vendosnin nje emer. Ne fakt ngjitur me nje studio ligjore dhe nje lokal, ne kete dyqan nuk po ndodhte asgje tjeter pervece po zbatoheshin plane per te grabitur nje banke. Ne fakt nuk do te duhej shume pune per te mberritur ne kasaforten e parave te bankes, pasi dyshemeja e dyqanit perkonte pikerisht me tavanin e arkivës se bankes, e cila do te sherbente per t’u futur brenda.

Nuk dihet ende se si 50-vjecari Tahir Belegu dhe bashkepunëtori i tij Taulant Troplini e kane siguruar harten e rezervuar ne bankes Intesa San Paolo, por ata ishin te sakte ne punen qe po benin. Drejtori i policise se Tiranes hodhi drite mbi operacionin e koduar “Urithi”.

“Pas një hetimi njëmujor i realizuar me metodat speciale të hetimi, u arrit kapja në flagrancë e tyre gjatë momenteve të kryerjes së punimeve për hapjen e tunelit, i cili ishte i hapur në atë masë dhe kishte kontakt vizual me ambientet e bankës. Në bashkëpunim me Shërbimin e Ruatjes dhe Sigurisë Fizike të bankës, u bë e mundur ndjekja e infomacionit dhe finalizimi për kapjen e tyre”, tha drejtori Tonin Vocaj.

Brenda ambienteve ekspertet sekuestruar materiale te shumta te perdorurura per hapjen e tunelit, sikurse doreza per te mos lene gjurme, kamera me fibra optike, video regjistruese, radio komunikimi, pajisje oksigjeni per prerje metale dhe vegla te tjera pune sikurse bateri me energji elektrike dhe mjete gome per te mos krijuar zhurma. Por nje nder deshmitaret Ana Bulku , pohon te kete degjuar zhurma kohet e fundit.

Prokuroria dhe policia kane dyshime se dy te arrestuarit kane edhe bashkepunetore te tjere identifikimi i te cileve shpresohet te kryhet sa me shpejt. Nga ana e tij drejtori i policise nuk dha asnje te dhene nese behet fjale per ndonje grup grabitesish. ajo qe dihet qe dy te arrestuarit jane me precedente penale per droge dhe grabitje.

Top Channel