Tiranë, rrezik i madh të ngasësh bicikletën

22/09/2010 15:35

Tirana renditet në listën e vendeve me ajrin më të ndotur por edhe me trafikun më të rënduar në Europë.

Ky është një përfundim jo vetëm i Institutit të Shëndetit Publik, që bën cdo muaj matjet e cilësisë së ajrit, por edhe i ambasadorit holandez, ne Tirane, i cili sot ne diten pa makina, ka treguar sesa e veshtire ka qene per te te ngase bicikleten.

“Ju jetoni ne nje nga kryeqytetet me te ndotura te Europes, ne nje nga qytetet me trafikun me te ngjeshur ne Europe.T’i japesh bicikletes ne Tirane eshte njesoj si te vrasesh veten.Ndonjehere une dhe dhe gruaja ime behemi trima  dhe vendosim te ngasim bicikleten gjate pasditeve.E provuam kete te diel dhe desh vrame veten te pakten tete here.Eshte shume e rrezikshme dhe arsyeja kryesore eshte se shume shqiptare, sa vene duart ne timonin e makines, i duket vetja mbret i rruges, pavaresisht nga rregullat dhe ligjet. Edhe te ngasesh makinen ketu eshte rrezikshmeri”, thotë ambasadori Van den Door.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka kerkuar qe jo vetem qytetaret, por edhe pushtetaret te sensibilizohen per porblemet qe po i shkaktohen mjedisit.

Te dhenat e instiutit te shendetit publik tregojne se pluhuri i respirueshem ne ajer eshte dy deri ne tre here me i larte se normat dhe ka rritje te dioksidit te azotit, cka shkaktohet nga cilesia e ulet e karburanteve dhe trafiku. Dhjetera te rinj, kane ngare bicikletat dhe kane ecur me patina, per disa minuta ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, qe ne menyre te sfoprcuar u mbajt i boshatisur per pak minuta.

Top Channel