Kukës, shkollat pa abetare

22/09/2010 10:55

Qindra nxënës në qarkun e Kukësit ngelin pa tekste shkollore. Ka rreth një muaj që Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur datën e shitjes dhë shpërndarjes së librit shkollor, ndërsa në Kukës vetëm tekstet e lëndëve të dyta kanë mbërritur.

Prinderit dhe nxenesit thone se pergjigjia e vetme qe marrin eshte se nuk ka ardhur furnizmi. Ne Kukes mungon abetarja si dhe lende te tjera te 9-vjecares dhe shkollave te mesme.

Ne qarkun e Kukesit mungesa e librit shkollore paraqitet nje fenomen i mbartur nder vite, pasi shpesh here pikat e shperndarjes si dhe shtepite botuese abuzojne me furnizimin me tekstet shkollore.

Top Channel