Topi dekreton kreun e Kushtetueses

21/09/2010 15:00

4 muaj pasi mori votëbesimin e mazhorancës dhe bëri betimin tek presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari Bashkim Dedja është emëruar nga Presidenti, Kryetar i Gjykates, qe garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. (UPDATE)

Presidenti Bamir Topi shpalli dekretin pak perpara se te largohej per ne New York, ku bashke me kryeministrin Sali Berisha, merr pjese ne punimet e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Ceshtja e emerimit te Kryetarit te Gjykates Kushtetuese ishte kthyer prej 2 muajsh ne nje nje debat mes mazhorances dhe Presidentit, i cili u akuzua se kishte shkelur Kushtetuten, duke mos emeruar ne kohe Kryetarin e Gjykates Kushtetuese. Nje ceshtje kjo qe, megjithese me tone me te zbutura,  u ngrit edhe nje dite me pare nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

“Mazhoranca është shprehur e gatshme për të mbledhur edhe një seancë të jashtëzakonshme po të vinte dhe emri i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Siç e dini edhe ju, prej katër muajsh ka kaluar afati kushtetues i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe deri tani nuk ka ardhur akoma”, tha dje Topalli.

Por, presidenti, ashtu si edhe kur u akuzua heren e pare per shkelje te Kushtetutes, ne diten e shpalljes se dekretit per kryetarin e Gjykates Kushtetuese, shpjegoi, nepermjet Keshilltarit te tij Juridik, se kishte respektuar procedurat per emerimin e anetareve te gjykates, prej nga zgjidhet kryetari.

“Presidenti i Republikës, duke vlerësuar përzgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, si një proces të rëndësishëm, me seriozitetin maksimal, ka shqyrtuar dhe ka zhvilluar konsultimet e nevojshme për të bërë të mundur emërimin e Kryetarit të kësaj Gjykate”, tha këshilltari, Spiro Peci.

Pas nxjerrjes se dekretit per kryetarin e Gjykates Kushtetuese, shkon ne tete numri i dekreteve qe duhet te shqyrtoje Komisioni i Ligjeve dhe me pas ato t’i kalojne per votim parlamentit. Kjo do te thote se pervec 4 dekreteve per anetere te rinj te Gjykates Kushtetuese dhe 3 dekreteve per anetare te Gjykates se Larte, Kuvendi duhet te hedhe ne vote edhe nje here emrin e Bashkim Dedes per te dhene ose jo pelqimin si Kryetar i Gjykates Kushtetuese.

Top Channel