PNUD: Sfidat e Shqipërisë pas krizës

21/09/2010 09:10

Një raport i thelluar i PNUD-it mbi situatën ekonomike dhe sociale në Shqipëri dhe të ardhmen deri në 2015-n, tregojnë se vendi do të haset në sfida të vështira të qëndrueshmërisë pas daljes nga kriza ekonomike.

PNUD pranon se vendi ynë u përball me krizën për shkak të infektimit të vendeve fqinje dhe sërish do të vijojë të jetë i rrezikuar, edhe pse situata duket e normalizuar.

Duke i dhënë një rëndësi të veçantë krizës greke dhe impaktit në ekonominë shqiptare, organizata më e lartë e OKB-së në Tiranë tregon në raport, se masat ekstreme të qeverisë së Athinës për të ruajtur ekonominë e saj mund të ndikojë në kthimin e emigrantëve në atdhe, sidomos të atyre që punojnë në ndërtim dhe në agro-bujqësi.

Në raportin “Shqipëria dhe Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit”, i përfunduar në korrik 2010, PNUD vë në dukje tërheqjen e depozitave, si ishte shenja e parë e krizës financiare, duke filluar në fund të 2008 dhe në fillim të vitit 2009.

Sfida e Shqipërisë për arritjet e mijëvjeçarit deri në 2015, konsiston në aftësinë e ekonomisë së vendit për të mbajtur në një nivel të qëndrueshëm investimet dhe zhvillimin social.

Top Channel