Meta: Të përfundojnë projektet energjitike

21/09/2010 14:50

Fuqizimi dhe modernizimi i rrjetit të transmetimit të energjisë përbëjnë një kusht të domosdoshëm për pranimin e Shqipërisë si anëtare e Sistemit Europian të Energjisë.

Ministri i Energjitikes Ilir Meta zhvilloi nje takim pune me drejtuesit e Operatorit te Shpërndarjes. Gjate ketij takimi Meta tha se eshte e domosdoshme te perfundojne projektet energjitike mbi te cilat po punohet si linja e interkonjeksionit Tirane-Elbasan-Podgorice, qendra dispecer, apo nenstacioni Kasharit dhe te nisë puna mbi projekte te reja si linja e interkonjeksionit 400 kilovolt me Maqedoninë, kablli nenujor me Italine, te cilat jane te domosdoshme per terheqjen e investitoreve te huaj.

Keto investime sipas Metes do mundesojne pjesmarrjen e Shqiperise ne tregjet europiane te energjise nepermjet qendres rajonale te ankandeve qe eshte parashikuar te ndertohet ne Mal te Zi.   

Top Channel