Kreu i Kushtetueses, pritet propozimi i Topit

21/09/2010 11:20

Këshilltari i Presidentit deklaroi se kreu i vendit Bamir Topi do të bëjë publik sot propozimin e tij për emrin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti ka zbatuar ligjin në të gjitha propozimet e anëtarëve të Kushtetueses”, sqaroi keshilltari Spiro Peci, duke shtuar se Topi do te jape propozimin e tij, para nisjes per New York.

Një ditë më parë kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli u shpreh në lidhje me mungesen e dekretit te Presidentit per emerimin e Kryetarit te Gjykates Kushtetuese.

“Mazhoranca është shprehur e gatshme për të mbledhur edhe një seancë të jashtëzakonshme po të vinte dhe emri i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Siç e dini edhe ju, prej katër muajsh ka kaluar afati kushtetues i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe deri tani nuk ka ardhur akoma”, u shpreh Topalli.

Top Channel