Durrës, zjarr në banesë në lagjen nr.2

21/09/2010 00:15

Një banesë u përfshi nga flakët në lagjen numër 2 të qytetit të Durrësit në orët e mbrëmjes së hënë.

Sipas policisë lokale, zjarret kanë përfshirë një banesë të vjetër nën pronësi të shtetasit Zylyftar Kullosi. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka arritur të shpëtojë një pjesë të banesës nga flakët, ndërkohë që pronari i saj pretendon se zjarri ka qënë i qëllimshëm.

Megjithatë, policia ka nisur hetimet e para për zbardhjen e ngjarjes nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme apo me një zjarr aksidental.

Top Channel