Deputetët gjermanë mbështetje për integrimin

21/09/2010 12:45

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti sot një grup deputetësh të Bundestagut gjerman, te cilet jane shprehur me nota vleresuese per progresin e Shqiperise gjate viteve te fundit, vecanerisht ne reformat e ndermarra per liberalizimin e vizave.

Deputetët gjermanë siguruan Kryetaren e Kuvendit për mbështetjen e plotë dhe gadishmërinë që Bundestagu do t’i japë Shqipërisë, kur, pas liberalizimit te vizave, vendi të nise negociatat me Bashkimin Europian. Ne njoftimin zyrtar thuhet se Kryetarja e Kuvendit trajtoi me deputetët e Bundestagut edhe zhvillimet më të fundit politike në vend.

Anetaret e Bundestagut gjerman theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes mazhorances dhe opozitës për miratimin e reformave kyç në plotësimin e standardeve evropiane. Ndersa zonja Topalli eshte shprehur se aspiratat kombëtare e shqiptarëve per te levizur te lire dhe per t’u integruar ne familjen europiane, nuk mund të cënohen nga askush.

Top Channel