AP, Topi në krye të delegacionit shqiptar

21/09/2010 08:35

Presidenti Bamir Topi niset sot drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë në sesionin e 65 të Asamblesë Parlamentare të OKB-së. 

Presidenti Topi është gjithashtu edhe kreu i delegacionit zyrtar shqiptar, ku do të mbajë edhe një fjalim në Pallatin e Qelqtë.

Më datën 22 shtator, Presidenti do të takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan, në zonën metropolitane Detroit. Ky komunitet llogaritet të ketë 150 mijë banorë.

Kjo është vizita e parë e Presidentit Topi në Michigan. Ai do të shoqërohet nga gruaja e tij, dy vajzat dhe këshilltarët.

Programi do të fillojë duke vizituar statujat e Nënë Terezës, në Kishën Katolike të Shën Palit, në Rochester Hills.

Presidenti do të vizitojë gjithashtu monumentin e Skënderbeut në kishë. Pas kësaj ceremonie do të ketë një drekë në restorantin “Fortesa” në Rochester, ku do të jenë të pranishëm shqiptarë dhe udhëheqësit e bashkësive fetare, si dhe mysafirë të posaçëm, si: kryetarët e Detroit, Rochester Hills dhe Rochester.

Top Channel