Topalli: Parlamenti i ri? Ndoshta te Piramida

20/09/2010 11:40

Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli deklaroi sot se mazhoranca mireëpret ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet per 28 qershorit dhe është gati për nisjen e procedurave menjëherë sapo të depozitohet kërkesa.

Duke folur në një konferencë për shtyp bashkë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar, Baroneshën Helene Hayman, Topalli theksoi se në 100-vjetorin e pavarësisë Shqipëria meriton që të ketë një ndërtesë të re të parlamentit dhe sipas disa propozimeve që kanë ardhur nga deputetët mendohet që ky institucion të zhvendoset te Piramida.

Drejtuesja e kuvendit shtoi se asaj i duket me shume interes propozimi i deputeteve per godinen e re.

“I tregova Baroneshës për zhvillimet e fundit në Shqipëri, për ekonominë, situatën politike, turizmin dhe i thashë asaj se kjo është një stinë e madhe për vendin tonë, pasi më në fund shqiptarëve do t’u plotësohet ëndrra për të lëvizur të lirë”, tha Topalli.

Nga ana e saj baronesha Hayman shprehu admirimin e saj për Shqipërinë, që si një vend i vogël ka arritur të shënojë progres në procesin e integrimit dhe marrëdhënieve dypalëshe e më gjerë.

“Gjate qendrimit tim ketu pashe pergjegjesine e vendit tuaj per zhvillimin e institucuoneve.Dua te mesoj edhe per sfidat me te cilat po perballet vendi juaj”, tha Baronesha Hayman. Ne oren 18:00 ajo do t’i drejtohet kuvendit me nje fjalim ne seancen plenare.

Top Channel