PS, akuzë të re ministres së Integrimit

20/09/2010 16:15

Partia Socialiste ka shënjestruar sërish ministren Majlinda Bregu, të cilës i kanë kërkuar të zbardhë dhe të sqarojë pasuri të tjera të familjes së saj të cilat sipas selise rozë nuk i ka deklaruar.

“Për ta lehtësuar kolegen dhe ndihmuar që të mendohet qetësisht për përgjigjen do t’i japim 5 ditë kohë. Jo sepse zonjës Bregu i duhet kohë për të gjetur të vërtetën që do t’i kërkojmë, por sepse koha ndoshta do ta ndihmojë të gjejë forca për të mos i’u shmangur të vërtetës.Atëherë pyesim: A keni harruar ndonjë gjë tjetër pa shkruar në deklarimin e pasurive tuaja zonja ministre?, tha Felaj.

Partia Socialiste tashme prej disa kohesh publikon dokumenta te cilat sipas saj tregojne korrupsionin dhe konfliktin e interesit te disa prej ministrave te qeverise ‘Berisha’.

Top Channel