Patosi ende pa buxhet

20/09/2010 17:20

Dështon serish miratimi i buxhetit në Këshillin Bashkiak të Patosit. Edhe ne mbledhjen e dites se hene, nuk eshte gjetur gjuha midis keshilltareve per miratimin e buxhetit. Megjithese kane kaluar 9 muaj, buxheti per vitin 2010 ende nuk eshte miratuar.

Debatet per largimin e kryetarit te zgjedhur nga votat e te majteve dhe zevendesimin e tij nje perfaqesues i kulaicionit PD-LSI, ia kane lene vendin kerkesave nga keshilltaret e majte. Edhe ne kete mbledhje ekzekutivi i bashkise i drejtuar nga kryebashkiaku i Patosit, Bardhi Meli, ka kerkuar nga keshilltaret miratimin e buxhetit per vitin 2010, se bashku me shtesen ne paketen fiskale.

Nder pikat e rendit te dites ne kete mbledhje ishte borxhi qe kompania Albpetrol i ka bashkise se patosit, te cilin kerkon tia shlyeje duke i dhene 600 makina me rere bituminoze dhe miratimi i paketes fiskale. Te dyja keto pika jane kthyer mbrapsht nga keshilltaret e kualicionit PD-LSI, te cilet kane kerkuar sqarime te metejshme.

Top Channel