MF: Ekonomia, në gjëndjen më të mirë

20/09/2010 19:45

Ministria e Financave ka hedhur poshtë deklaratat e opozitës për krizën ekonomike që ka përfshirë vendin.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e MF, Eva Simoni ka deklaruar se ekonomia shqiptare është në gjëndjen më të mirë.

“Qarkullimi i mallrave është mbi 9% se një vit më parë. Inflacioni është më i ulët se kurrë, ndërsa rritja ekonomike, më e madhe në rajon, ka krijuar 13 mijë vende të reja pune. Kriza ekonomike ka të bëjë vetëm me oborrin e zotit Rama”, ka pohuar Simoni.

Top Channel