Beqja: Sipërmarrja në krizë

20/09/2010 13:10

Deputeti socialist Ilir Beqja deklaroi sot se sipërmarrja në Shqipëri është në krizë.

“Fatkeqësisht këtë të vërtetë as Sali Berisha, as Ridvan Bode nuk e deklarojnë, pasi kjo qeveri nuk e njeh transparencën. Qoftë fitimet e biznesit të madh, qoftë xhiro e biznesit të vogël janë më pak se një vit më parë”, deklaroi Beqja, sipas të cilit, në vend ka plot 1 milionë të papunë, ndërsa TVSH-të e mbledhura brenda vendit kanë rënë 12% krahasuar me një vit më parë.  

Sipas deputetit, zgjidhje mbetet largimi i qeverisë, pasi ditë pas dite po shtohen grabitjet ndaj shqiptarëve.

Top Channel