Aksident rrugor në Vorë, vdes 62-vjecari

20/09/2010 10:20

Një kalimtar është përplasur për vdekje në autostradën Durrës – Tiranë, rreth orës 10:00 të së hënës.

Nje 62 -vjecar gjeti vdekjen e menjehershme, gjate kohes qe po kalonte rrugen. Nje BMW me targa te Tiranes, 6464 K, ishte duke udhetuar drejt Tiranes, kur ne afersi te Vores, perplasi 62 vjecarin. Kalimtari kishte lene motocikleten e tij ne kahun tjeter te rruges dhe e kaloi betonin ndares te autostrades ne kembe per motive qe ende nuk dihen.

Ne ate moment ai eshte goditur edhe nga automjeti ku ndodhej drejtuesi dhe familja e tij. Viktima eshte gjendur te pakten 10 metra larg nga vendi i perplasjes. Policia qe shkoi menjehere ne vendin e ngjarjes kane nisur ekzaminimet e rastit, ne lidhje me aksidentin tragjik.

Drejtuesi i mjetit  Fuat Bici eshte shoqeruar nga policia deri ne verifikimin e plote te shkaqeve te ketij aksidenti.

Top Channel