Ruci: Ne bëmë ofertën, mos humbni kohë

19/09/2010 12:55

Në këto ditë të nxehta të zhvillimeve politike në Shqipëri, Partia Socialiste përsërit sërish apelin e saj të fundit për zgjidhjen e krizës.

Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci i kërkoi mazhorancës në përgjithësi dhe kryeministrit Berisha në vecanti, që të pranojë ofertën e opozitës për zgjidhje, tashmë e hedhur në tavolinë.

“Le t’i hapim rrugë hetimit parlamentar me ato që ju i quani materiale zgjedhore. Për fletët e votimit ne jemi të gatshëm dhe do të pranojmë opinionin e Komisionit të Venecias. Ne e kemi bërë ofertën tone,kohë për të humbur nuk ka!”, tha Ruci, duke perifrazuar saktësisht atë deklaratë që ka bërë edhe në seancën plenare të 6 shtatorit.

Ruci theksoi se Shqipërisë i mungon mazhoranca, e cila aktualisht po shkel Kushtetutën dhe nuk respekton kodet dhe procedurat parlamentare.

Duke folur për votimin e mbrëmshëm, ku Parlamenti rrezon ne menyre te dyshimte dekretin e presidentit per kthimin e ligjit te pronave, Ruci vlerësoi se e gjithë sa ndodhi është atentat ndaj votës së lirë të të zgjedhurve në legjislativ, njëkohësisht atentat ndaj parlamentit dhe parlamentarizmit.

Top Channel