Rama: Rinisim protestat

18/09/2010 15:20

Për Partinë Socialiste nuk ka më dilema. Forca më e madhe e opozitës është e bindur se duhet t’u rikthehet protestave, të ndërprera më 19 maj, kur u futën në bisedime me qeverinë për gjetjen e kompromisit për hetimin e zgjedhjeve të kaluara.

“Ne do te rifillojme protestat tona edhe me te bindur, edhe me me shume fuqi e kurajo, sepse rrenimi ekonomik, qe e kemi paralajmeruar qysh te nesermen e 28 qershorit, sot eshte realitet ne shtepite e shqiptareve, qe nuk jetojne ne oborrin e pushtetit te Sali Berishes. Rruga jone eshte rruga e protestes dhe e rezistences perpara kesaj force te se keqes, qe kemi perballe”, tha Rama.

Motoja kryesore e protestave te opozites nuk do te jete vetem transparenca e zgjedhjeve, por shenjestra eshte ekonomia. Ne analizen e kreut te opozites Edi Rama, gjate turit te takimeve ne Permet dhe Tepelene, kryeministri Sali Berisha eshte pergjegjes per papunesine dhe varferine e shqiptareve, si dhe sepse rrezikon te coje ne falimentimin e ekonomise se vendit.

“Mjafton vetem nje shifer per te refuzuar kete qeveri dhe per te mos pranuar me te qeverisemi nga ky njeri. Sot, Shqiperia ka 1 milione te papune”, tha Rama.

Nese me protestat per transparencen e zgjedhjeve, Partia Socialiste synonte kompromisin ende te munguar me qeverine, kete here kreu i opozites, Edi Rama, ka bere te qarte se qellimi nuk eshte kompromisi, por rrezimi nga pushteti i kryeministrit Sali Berisha.

“Ne duhet te protestojme, te protestojme te protestojme, te rezistojme, te rezistojme, te rezistojme, sepse ne kemi detyrimin ndaj vendit, ndaj njerezve dhe ndaj njeri-tjetrit ta largojme qeverine e Sali Berishes si nje te keqe, qe jo vetem nuk po e le Shqiperine te marre fryme sot, por po i merr atdheut tone edhe frymen qe i duhet per te ardhmen”, tha Rama.

A do te kete terheqje Partia Socialiste nga rruga e protestave, qe tani duket te jene vetem ceshtje kohe?

“Ne kete rruge ne kemi vetem nje mundesi: te fitojme!”, theksoi Rama.

Top Channel