Kreu i Parlamentit të Britanisë, vizitë në Tiranë

18/09/2010 08:25

Kryetarja e Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe, Baronesha Hayman do të nisë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Por, përveç takimit me homologen e saj shqiptare, Baronesha Hayman do të zhvillojë takime edhe me Presidentin e vendit, Bamir Topi, deputetë, zyrtarë të tjerë të lartë në vend dhe po kështu me një sërë analistësh.

Nga ana tjetër, ditën e hënë Kryetarja e Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe do t’i drejtohet Kuvendit me mesazhin e saj në një seancë të posaçme. Kjo vizitë e zyrtares së lartë britanike në vendin tonë pritet të konfirmojë mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe axhendën e rëndësishme të reformës që do të sigurojë këtë të ardhme europiane. Baronesha Hayman është e para Kryetare e zgjedhur e Dhomës së Lartë të Parlamentit në Mbretërinë e Bashkuar.

Top Channel