“Ekspozita”, PS: Berisha genjeu

18/09/2010 15:35

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se gënjen shqiptaret në daljet e tij publike.

Duke iu referuar ceshtjes se privatizimit të ish-Ekspozites ‘Shqiperia Sot’ dhe deklarates se kryeministrit se ajo eshte bazuar mbi ligjin e hartuar nga vete socialistet, deputeti Eduart Shalsi publikoi pikerisht ligjin qe eshte ndryshuar nga kjo qeveri ne vitin 2006, dhe deklaroi se ekspzoita nuk iu shit pronareve por pushtetareve.

“Përse ndryshuan me vendimin qeverie, nga shkurti në nëntor cmimet e trojeve përballë Ekspozitës, në krah të Ekspozitës, dhe pas  Ekspozitës, dhe tek Ekspozita mbeti i pandryshuar? Cfarë e bënte të vecantë truallin tek Ekspozita që të jetë 3 herë më i lirë se në zonat përreth”, tha Shalsi.

Zoti Shalsi tha se ky privatizim është rasti më i qartë që tregon se kur e gjithë administrata nuk punonj më për interesa publike, por për llogari të njerëzve të afërt të pushtetit

“Ai truall nuk është blerë nga pronarët, por nga pushtetarët.Berisha vuri një administratë të tërë në funksion të seksereve. Kjo është arsyeja pse kërkon të mbulojë veprimet dhe vendimet e qeverisë së tij, në shërbim të interesave personale të këtyre njerëzve dhe jo në interesin publik”, theksoi Shalsi.

Privatizimi i ekspozitës shqip[ëria sot tashmë po hetohet nga prokuroria, ku dyshimet kryehsore kanë të bëjnë me cmimin me të cilin qeveria shiti 2900 metër pronë publike në një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit.

Top Channel