E përplas makina, vdes fëmija 7 vjecar

18/09/2010 21:20

Një fëmijë 7 vjecar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Lushnje-Rogozhinë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ngjarja ndodhi në fshatin Golem, ku 7 vjecari i preu rrugën makinës.

Burimet shtojnë se pas hetimeve paraprake hetuesit kanë arritur të identifikojnë automjetin e aksidentit, tip “Opel”, me targë “TR 4592 H”.

Top Channel