Tetë vendet më të mira për t’u “arratisur”

17/09/2010 20:40

Të paktë janë ata që nuk e kanë menduar qoftë edhe njëherë që të zhduken nga e përditshmja dhe të kalojnë pjesën tjetër të jetës në një vend ekzotik dhe të largët.

Forbes, një prej revistave më të njohura ekonomike amerikane, ka bërë një klasifikim të tetë vendeve më të largta të planetit tonë, ku ende është e mundur që të fshihesh për pjesën tjetër të jetës.

Vendin e parë e mban Tristan da Cunha, një arkipelag në Oqeanin Atlantik. Bëhet fjalë për një territor britanik, në një distancë rreth 2 mijë kilometra nga Sant’Elena, ishulli ku vdiq në mërgim Napoleon Bonaparti. E banuar nga 300 banorë, ky territor konsiderohet si një nga vendet më të lagëta të Tokës, mund të arrihet për gjashtë ditë vetëm me anije duke u nisur nga Kejptauni, duke përshkuar më shumë se 3 mijë kilometra det.

Një tjetër vend i largët me një natyrë të mrekullueshme është arkipelagu i Socotras, në Oqeanin Indian. I përbërë nga katër ishuj të vegjël që gjenden 300 kilometër nga bregu somalez, Socotra është prej 2008-ës trashëgimi e njerëzimit.

Më pas ndjek xhungla e Darien Gap, që ndan Kolumbinë nga Panamaja, laguna e San Rafaelit në Patagoninë kiliane, brendësia e Mongolisë, parku kombëtar i Auyuittuq, në Kanada, gadishulli i Kamchatka-s dhe shteti i Papuas në Guinenë e Re.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel