Ligji i ri i urbanistikes, gjobë furnizuesve me beton

17/09/2010 01:35

Parlamenti miratoi pa votat e opozitës projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për urbanistikën. Drafti i ri parashikon që përveç subjekteve që ndërtojnë pa leje, të ndëshkohen edhe kompanitë që furnizojnë me beton këta ndërtues.

Deputeti socialist, Ilir Beqja tha se organet e qeverisë nuk janë në gjendje të kryejnë detyrat përkatëse ndaj tentojnë të kthejnë në agjent të tyret bizneset e betonit.

“Është e pamundur që një furnizues betoni të kontrrollojë lejet e ndërtimit të kompanive, doni të sekuestroni mjetet e renda, doni të krijoni situatë monopoli në tregun e betonit, thatë se do sekuestroni katet e ndërtuara pa leje, do hyni në konflikt edhe me ndërtuesit edhe me pronarët e tokës që kanë pjesë te ndërtesa”, tha deputeti Beqja.

“Kompetenca po i jepen edhe inspektoriatit qendror edhe atij lokal , ska asnjë përpjekje për të vendosur monopol për betonin”, u kundërpërgjij ministri, Sokol Olldashi.

Ndryshimet në këtë ligj parashikojnë një masë gjobe që shkon deri në 10 milionë lek për furnizuesit e betonit. Ky ligj parashikon gjithashtu që të gjitha kostot e prishjes së objekteve pa leje  të paguhen nga ndërtuesit dhe jo më nga buxheti i shtetit.

Top Channel