Fletët e votimit, pritet vendimi i KQZ-së

17/09/2010 11:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis mbledhjen ku do të vendoset për djegien ose jo të fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.

Në fillim të diskutimeve, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Genc Gjoncaj deklaroi se fletët e votimit nuk mund të digjen, pasi kështu do të bëhet i pamundur gjykimi për zgjedhjet.

“Asgjësimi i fletëve do të pengonte punën e drejtësisë. Prokuroria ka dy vjet dispozicion për hetimin e fletëve të votimit”, u shpreh Gjoncaj. Sipas tij fletët e votimit nuk duhet të asgjësohen deri në qershorin e vititi 2011. Perfaqesuesi i PS-së kerkoi te vazhdoje debatin ne KQZ, por kreu i Komisionit Zgjedhor, Arben Ristani ia nderpreu fjalen. Pas kesaj Gjoncaj la ne mes mbledhjen dhe u largua.

Ndërkohë përfaqësuesi i PD-së në KQZ,Njazi Kosovrasti deklaroi se është Kolegji Zgjedhor ai që vendos për fatin e zgjedhjeve.

“KQZ duhet të qëndrojë jashtë interpretimeve partiake për fletët e votimit. Jemi dakord me përfaqësuesin e PS-së kur thotë se duhet t’i drejtohemi prokurorisë dhe Gjykatës, sepse ne këtë kemi kërkuar prej kohësh”, tha Kosovrasti.

Sipas tij, kryetari i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi i ka dërguar një letër homologut të tij në Partinë Socialiste Gramoz Ruci për fletët e votimit, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Kosovrasti propozoi shtyrjen e mbledhjes së KQZ-së për fatin e fletëve të votimit disa ditë në pritje të një përgjigjeje nga PS për zhvillimin e ngjarjeve.

Top Channel