Shalsi: Largimi i Priftit, i turpshëm

16/09/2010 21:40

Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi e ka konsideruar të turpshëm largimin e ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti nga kabineti qeveritar.

Duke folur në “Top Story”, ai ka theksuar se duhet të bëhet transparente arsyeja pse është bërë ky ndryshim në qeveri.

“Legjitimiteti i një qeverisjeje nuk buron vetëm nga dita e zgjedhjeve, por edhe me mënyrën se si ajo përballon problemet që i dalin. Largimi i zotit Prifti ishte i turpshëm për një njeri që nuk meritonte as të ishte ulur në atë karrige”, është shprehur Shalsi.

“Mënyra e të sjellurit të këtyre individëve që lëpijnë aty ku kanë pështyrë, është e turpshme. Ka shumë të drejtë publiku të dijë se çfarë ka ndodhur”, theksoi deputeti socialist.

Top Channel