PS: Qeveria të mos djegë kutitë

16/09/2010 15:20

Kriza politike dhe konflikti mes mazhorancës dhe opozitës do të hyje në një rruge pa kthim nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te vendosë djegien e fleteve te votimit.

Përballe kësaj mundësie Partia Socialiste ka ashpërsuar tonet duke bërë të ditur radikalizimin e qëndrimit deri në mos njohje të qeverisë.

“Pushteti që djeg votën ka përvëluar legjitimitetin e tij dhe ne do të sillemi me këtë qeveri, si me një qeveri ilegjitime. Ne nuk do ta njohim më këtë qeveri zjarrvënëse”, tha në kuvend deputeti socialist Fatmir Xhafaj.

Per socialistet situata aktuale e krizes dhe refuzimi per te bere transparence te plote te procesit zgjedhor te vitit te shkuar nga ana e qeverise po imponojne nje zgjidhje te re

“Deklarojmë se nuk do të pranojmë dhe as do të lejojmë kurrë më zgjedhje pa këto garanci kushtetuese dhe ligjore. Nuk ka zgjedhje te lira me Berishën, po troket koha për zgjedhje politike”, tha Xhafaj.

Nderkohe nga Elbasani socialistet permes kreut te grupit kuvendor dhe kryetarit te Asamblese Kombetare, Gramoz Ruci kane bere nje kercenim edhe me te forte. Sipas tij shkaterrimi i provave permes djegies se fleteve te votimit, konfirmon perfundimisht manipulimin e zgjedhjeve nga ana e kryeministrit Berisha.

“Atë ditë që do të vendosë të djegë fletët e votimit do të djegë karrigen e tij në pushtet me hirin e votave të vjedhura”, tha Ruci.

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne turin “Transparencë, Drejtësi, Zhvillim” e lidhi pashmangshmerisht krizen e rende ekonomike qe ka zaptuar sipas tij vendin me zgjedhjet e manipuluara te 28 qershorit.

“Për shkak të një qeverie që punon vetem për ekonominë e familjes në pushtet, qëndron një shifër që do të tmerronte cdokënd në mes te Evropës. Janë një milion të papunë që duhet të cohen për ta larguar këtë qeveri”, tha Rama.

Top Channel