Ligji i pronave, rrëzohet dekreti i presidentit

16/09/2010 19:50

Kuvendi ka votuar kundër dekretit të presidentit të Republikës për kthimin e ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave.

Me 73 vota pro dhe asnjë kundër, dekreti i kreut të shtetit është hedhur poshtw vetëm me votat e mazhorancës.

Ndërkohë opozita kishte braktisur sallën që prej fillimit të votimit të dekretëve të presidentit për ndryshimet në qeveri.

Debatet për ligjin e pronave kanë qenë të ashpra në kuvend të shoqëruara me akuza mes deputetëve.

Top Channel