Korcë, drejtori mbyll në qilar nxënësit

16/09/2010 12:00

Skandal në shkollën 9-vjecare “Sevasti Qiriazi” në Korcë, ku drejtori ka mbyllur në qilar nxënësit e klasës së parë.

Sipas informacioneve të fundit, shkak është bërë kërkesa e prindërve për t’i marrë fëmijët e tyre prej kushteve të këqija nëpër klasa, ajo qe ka bere drejtorin te marre kete mase te cuditshme.

Ndonëse shkolla është e re, nxënësit e klasës së parë e zhvillonin mësimin prej disa ditësh në një klasë me lagështirë.

Nga vlerësimi që i bëri Instituti i Higjienës, ambienti rezultoi me nivel të lartë lagështire dhe pa ndricim.

Top Channel