“Ekspozita”, nisin hetimet

16/09/2010 15:55

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për privatizimin e godinës se ish-Ekspozites “Shqipëria Sot”.

Njesia Task Force kunder Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit ne Prokurorine e Tiranes vendosi te nise me inisiativen e saj hetimet, pas deklaratave te opozites te cilat akuzojne Ministrine e Ekonomise shperdorim detyre dhe korrupsion ne lidhje me kete privatim.

Dosja bazohet aktualisht tek deklaratat e bera publike ne media nga politikane, por edhe biznesmene ne lidhje me kontratat e lidhura dhe te prishura disa here per godinen e Ekspozites. Burime prane prokurorise se Tiranes thane se paraditen e se enjtes e regjistruan procedimin penal per te zbardhur te verteten dhe per te verifikuar versionet e ndryshme qe jane publikuar deri me tani.

Per kete arsye pritet qe shume shpejt qe organi i akuzës të thërrasë ne prokurori fillimisht personat qe kane dhene deklarata publike shoqeruar kjo edhe me mbledhjen e dokumentacionit perkates.

Debati politik per privatizimin e ish-Ekspozites ka vazhduar edhe ne parlament. Deputeti Eduart Shalsi deklaroi se, ende nuk është dhënë përgjigje për akuzat e bëra nga opozita dhe paralajmëroi publikimin e një tjetër afere korruptive të privazimit me bono thesari.

“Kemi folur per Ekspoziten, për Kodër Kamzën dhe deri më sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Përse nga shkurti në nëntor, cmimet e trojeve publike rreth Ekspozitës u dyfishuan dhe trefishuan dhe ato te ndërtesa jo? Po nuk mjafton vetëm me kaq; keni bërë një privatizim me bono thesari, fakte të reja do të dalin në dritë”, tha Shalsi.

Ish-ministri i Ekonomise dhe privatizimit Genc Ruli deklaroi se pergjigjen do t’ja jape vetem nje instance perkatese dhe se priste qe opozita te kerkonte ngritjen e nje komisioni hetimor ne lidhje me kete ceshtje.

“Do të të përgjigjem kur t’i drejtohesh institicioneve përkatëse. Prisja të ngrinit komision hetimor, qoftë për koncensionet apo për ekspozitën”, tha Ruli.

Ceshtja e shitjes se truallit shteteror me cmim tre here me te ulet se zona perreth dhe akuzat se pas ketij privatizimi qendrojne persona te lidhur me pushtetin prej ditesh po mbajne gjalle debatin politik ne vend.

Top Channel