Pushimet e mësuesve, protesta në disa qytete

15/09/2010 20:05

Pushimet e mësuesve me dhe pa kontrata po vijojnë në të gjithë vendin. Kjo valë shkarkimesh është shoqëruar me protesta të nxënësve dhe mësuesve në shkollën Marqinet të Vorës, ku janë pushuar nga puna tre mësues, të cilët pretendojnë se largimi i tyre është bërë për motive politike.

“Erdhi një letër nga drejtoria arsimore me emrat e mësuesve që do punojnë sivjet në atë shkollë dhe cuditërisht emri im nuk ishte. Motivi im është ta heqim si kundërshtar në thojëza të veprimeve të drejtorit të shkollës”, ka deklaruar një mësues.

Edhe në Berat shumë mësuesve me kontratë iu është komunikuar largimi nga puna, me arsyetimin se për ta nuk ka orë mësimore të lira.

Këshilltari i ministrit të Arsimit ka sqaruar se nuk ka asnjë urdhër për heqje të dispozicionit apo për pushime nga puna. Sipas tij, ka shkurtime vetëm në shkollat ku është abuzuar me normat mësimore.

“Në rast se ka dalë problemi që thoni ju, mund të jenë larguar mësues që kanë mbetur pa orë mësimore pasi është reduktuar numri i nxënësve në klasë. Ka pasur shumë abuzime”, ka deklaruar Jovan Kristiqi. Protestat e mësuesve kanë vijuar edhe sot para Ministrisë së Arsimit.

Top Channel