Topi dekreton ndryshimet në qeveri

14/09/2010 14:40

Presidenti dekreton ndryshimet në kabinetin qeveritar pas kërkesës së paraqitur një ditë më parë nga kryeministri Sali Berisha.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e Ministrit të Jashtëm dhe Dritan Priftit nga detyra e ministrit të Ekonomisë.

Po ashtu kreu i vendit dekretoi emërimin në dikasterin e METE-s të Ilir Metës dhe në postin e shefit të diplomacisë Edmond Haxhinasto.

Top Channel