Tiranë, bllokohen 50 mijë euro false

14/09/2010 16:10

Gjashtë persona janë arrestuar nën akuzën e falsifikimit të monedhave, gjatë një operacioni të koduar “Graniti dy”.

50 mije euro ne kartmonedha 100 – she te falsifikuara jane bllokuar nga policia e Tiranes dhe serish origjina e tyre ashtu si edhe me pare ka qene Maqedonia. Drejtori i policise Tirane, Tonin Vocaj tha se, hetimi ndaj ketij grupi kriminal kishte me shume se 16 muaj qe vazhdonte.

“Në momentin e arrestimit me cilësinë e provës janë sekuestruar 50 mijë euro të falsifikuara për t’u hedhur në tregun e Tiranës”, u shpreh Vocaj.

Drejtori i Tiranes, hodhi poshte zerat e nje largimi nga drejtimi i policise se kryeqytetit. Ai tha se, e rendesishme eshte vazhdimi i punes per shkaterrimin e grupeve kriminale ne kryeqytet.

Top Channel