Vlorë, Task Force prangos 4 punonjës të OSSH-së

13/09/2010 22:10

Një operacion i Task Forcës së prokurorisë në rrethin e Vlorës, ka çuar në prangosjen e katër punonjësve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Personat e ndaluar janë, Naim Çarçani, Enver Hajdari, Peçi Ferraj dhe Adrian Nuraj. Që të katër këta persona, punonjës të OSSH-së,  akuzohen për kryerje të veprës penale të korrupsionit pasiv. Sipas dyshimeve ata u merrnin ryshfet disa banorëve në këmbim të moskallëzimit të lidhjeve të paligjshme.

Prokuroria njoftoi se hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur më tej detajet e aktivitetit të paligjshëm. Ndërkohë, ndaj të ndaluareve po përgatitet akuza që do paraqitet para gjykatës.

Top Channel