Ndryshimet, Berisha con propozimet te Topi

13/09/2010 17:30

Kryeministri Sali Berisha i propozon presidentit të Republikës që të lirojë nga detyra e Ministrit të Jashtëm, Ilir Metën dhe ta emërojë atë në detyrën e Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës në qeveri.

Në një njoftim zyrtar publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, Berisha propozon lirimin e Edmond Haxhinastos nga detyra e Zëvendësministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe emërimin e tij në detyrën e Ministrit të Jashtëm, si dhe propozon lirimin nga detyra të Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës,  Dritan Prifti.

Në këtë njoftim Berisha falenderon Metën për kontributin në krye të diplomacisë dhe Priftin për  reformat e rëndësishme të ndërmarra në fushën e ekonomisë.

Propozimet e kryeministrit erdhën pas kërkesës zyrtare të Lëvizjës Socialiste për Integrim për ndryshime në kabinet të përfaqësuesve të saj në kabinet.

Top Channel