Kinë, kriza e ujit alarmon vendin

13/09/2010 12:15

Kina po përballet me një krizë që shumë shpejt mund të kthehet në alarm pasi autoritetet nuk mund të devijojnë në kohë lumenjtë për të shuar etjen e qyteteve të mëdha, përfshirë këtu edhe Pekinin.

Gjithcka duket qartë në pjesën veriore ku shumë fermerë kanë vënë re carje toke deri në 10 metra. Sipas agjencisë Xinhua, në 62 % të qyteteve, 51 % e burimeve ujore po shterojnë. Në juglindje të Kinës, 600 mijë njerëz u prekën nga thatësira në provincën Guizhou gjatë muajit gusht.

Parashikohet që në të ardhmen, Pekini të furnizohet me 200-300 milionë metër/kub pas hapjes së një fronti nga jugu i vendit, ndërkohë që në dhjetra qytete të tjera uji ka filluar të mungoje ose është shumë i ndotur. Në këtë aspekt, autoritetet kineze kanë nisur të hartojnë politika dhe projekte për të siguruar burime ujore, qoftë këto edhe nga shtetet përreth.

Top Channel