Tërmeti në Korcë, 5 shtëpi të demtuara

12/09/2010 12:50

Një ditë pas tërmetit që ka përfshirë zonën e Korcës, të paktën pesë banesa në fshatin Baban, ku është regjistruar epiqendra e tërmetit, janë prekur nga dëmtimet dhe plasaritjet në mure.

Shtëpitë kanë pësuar carje të lehta ndërsa për shkak të ndërtimeve të vjetra në zonë një pjesë e mureve rrethuese kanë pësuar shembje të pjesshme. Banorët tregojnë se tërmeti është ndier fuqishëm duke i vënë në panik, ndërsa dëmtimet në banesa kanë qenë kryesisht në mure si pasojë e lëkundjes së fortë të shkaktuar nga tërmeti. Pas tërmetit, komuna ka vendosur të ngrejë një grup pune për vlerësimin e dëmeve.

Sipas kryetarit të këshillit të komunës, Neki Myskollari, janë disa familje të prekura për të duhet të nisë vlerësimi i dëmeve në banesa. Tërmeti që ka prekur zonën është regjistruar me një magnitudë 4.4 ballë por paraprakisht nuk janë raportuar dëme si pasojë e lëkundjeve. Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar komunën për plasaritjen e mureve në vendin e epiqendrës së këtij tërmeti.

Top Channel