Privatizimi i INSIG, në dorë të francezëve

11/09/2010 08:50

Kompania shtetërore e sigurimeve INSIG del sërish në shitje, pas rreth një viti nga dështimi i fundit për t’u privatizuar.

Konfirmimi vjen zyrtarisht nga Ministria e Financave, e cila ka bërë shpalljen në gazetën britanike FT, duke ftuar investitorët e huaj që të blejnë 100 për qind aksionet e zotëruara nga shteti.

Tentativa e katërt për të shitur INSIG ka nisur rreth dy muaj më parë, ndërsa në fillim të shtatorit është publikuar ftesa për ofertë.

Burime zyrtare nga Këshilli Mbikëqyrës i kompanisë, që konfirmohen më pas edhe nga Ministria e Financave, deklarojnë hapjen e procedurave për privatizimin dhe me zyrtarizimin e ftesës për ofertë po shihet mundësia e ndonjë investitori strategjik, por pasur asnjë plan konkret.

“Shpallëm ftesën dhe po testojmë tregun. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Deri tani nuk ka pasur ndonjë interesim konkret dhe është herët për të folur për datën e zhvillimit të tenderit”, tregon për “Shqip”, një nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës.

Lajmi konfirmohet edhe nga Ministria e Financave, e cila deklaron se ftesa për shitjen e paketës së plotë të INSIG është publikuar në faqen zyrtare të internetit të kompanisë.

Top Channel