Zbulohet një vrimë e zezë, ndikon te galaksitë

10/09/2010 11:15

Astrofizikantët po e gjurmonin prej kohësh, por vetëm tani kanë arritur ‘ta kapin’ monstrën e kaltër.

Bëhet fjalë për një vrimë të zezë të një natyre krejt të re, në një galaksi 300 milione vite dritë larg Tokës, por qe influencon edhe galaksite e tjera.

Subjekti karakterizohet nga një dimension mesatar krahasuar me vrimat e tjera të zeza dhe u zbulua falë një teleskopi shumë të madh ne Eso, në Kili, ku u kapën edhe imazhet me anë të rrezeve X.

Tani shkencëtarët duhet të shohin me detaje anëtarin më të ri të monstrave qiellore.

Top Channel