SHBA, sondazhi: Bin Laden s’është për t’u kapur

10/09/2010 04:35

Kur kanë kaluar 9 vjet nga 11 shtatori një numër rekord amerikanësh mendojnë se përgjegjësi i atyre sulmeve, Osama Bin Laden nuk është për t’u kapur kurrë, e as për t’u vrarë prej SHBA-së.

Në sondazhin e ndërmarrë prej CNN 76 përqind e amerikanëve mendojnë se Bin Laden nuk është për t’u kapur ndonjëherë, madje as nuk është për t’u vrarë. 36 përqind e të pyeturve mendojnë se siguria nga terrorizmi pas shtatorit të 2001-it është shumë herë më e madhe se ajo e para 11 shtatorit.

Sondazhi për kapjen e Bin Ladenit zhvillohet çdo vit. Në 2001 thuajse të gjithë amerikanët mendonin se Bin Laden do të kapej ose vritej, por me kalimin e viteve një numër i madh amerikanësh mendojnë se Bin Laden nuk ka për të rënë asnjëherë në dorën e tyre.

Top Channel