Rikonstruktohet “Petro Nini”

10/09/2010 16:10

Bashkia e Tiranes ka perfunduar rikonstruksionin e shkolles se mesme Petro Nini Luarasi ne Tirane, ku aktualisht mesojne rreth 1500 nxenes.

Pervec klasave, jane rikonstruktuar edhe ambiente te tjera kreative per nxenesit, si palestra apo kabinetet e informatikes, fizikes e lendeve te tjera si keto qe kane nevoje per ambiente te posacme.

“Këtë shkëlqim deshëm t’i kthejmë Petro Ninit duke plotësuar një sërë aspektesh që kishim mangësi duke ndërtuar një system të ri ngrohje, duke ndërtuar një palestër të re, klasa të reja dhe duke qenë të vetëdijshëm që shumë shkolla të tjera duhet të jenë në vemendjen tone”, u shpreh kryetari i Bashkisë Edi Rama.

Rikonstruksioni i nje siperfaqe prej 1600 meter katror do te siguroje kushte komode per zhvillimin e procesit mesimor  per nxenesit e Petro Ninit. Nderhyrja e bashkise u perqendrua ne rikonstruksionin e palestres, dyshemese, instalimin e rrjetit elektrik, furnizmin me uje, rrjetin telefonik  ,rrjetin  e internetit, sistemin e ngrohjes e të tjera. Pjese e rikonstruksionit te shkolles ishin dhe fasadat e godines dhe disa ambiente shtese. Ne shkollen Petro Nini Luarasi  kane studiuar mjaft figura te politikes dhe artit dhe ne vendin tone .

Top Channel