Obama: Meksika nuk është si Kolumbia

10/09/2010 08:00

Presidenti amerikan Barack Obama ka mohuar deklaratat se rritja e dhunës po e kthen Meksikën gjithnjë e më shumë si Kolumbia për shkak të luftës për kontrollin e drogës.

Vërejtja bie ndesh me deklaratën e bërë nga sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, e cila tha se lufta e drogës në Meksikë po e kthen vendin njësoj si Kolumbia 20 vjet më parë.

Por presidenti Obama tha për një gazetë latine që botohet në Los Anxhelos, se mes dy vendeve nuk mund të bëhen krahasime.

“Meksika është një vend me demokraci progresive dhe me një ekonomi në rritje. Për pasojë ju nuk mund të krahasoni atë që po ndodh në Meksikë tani me atë që ndodhi në Kolumbi 20 vjet më parë”, ka deklaruar Obama.

Top Channel