“Ground Zero”, përfshihet edhe Trump

10/09/2010 03:40

Multimiliarderi amerikan, Donald Trump ka ofruar 6 milionë dollarë për ndërtesën pranë “Ground Zero”, ku parashikohet të ndërtohet një xhami.

Bëhet fjalë për qendrën kulturore islamike Park51, për të cilën Trump ka propozuar një çmimi 25 përqind më të lartë se vlera reale e saj, e cila sipas “Daily Mail” shkon deri në 4.8 milionë dollarë.

Ndërkaq, CNN pohon se interesimin e manjatit e konfirmon edhe vetë qendra kultrore islamike.Trump njihet për blerjet e tij në objekte.

Top Channel