Frakull, protestë për shpronësimet

10/09/2010 20:05

Dhjetra fermerë të komunës Frakull, pronarë të tokës ku kalon autostrada Levan-Tepelenë protestuan pranë kantierit të firmës nënkontraktuese, duke bllokuar punimet.

Ata kërkojnë dëmshpërblimin e munguar për tokën, të cilin e presin prej dy vjetësh. Në mbështetje të protestës së fermerëve këtë radhe ishin edhe përfaqësues të Forumit Rinor Eurosocialist.

Banorët e zonës thonë se do të vazhdojnë protestën me bllokimin e punimeve të rrugës së re deri në marrjen e dëmshpërblimeve.

Top Channel