Bankieri racist jep dorëheqjen

10/09/2010 01:00

Një anëtar i bordit drejtues të Bankës Qendrore gjermane ka dhënë dorëheqjen pas daljes në shtyp të disa komenteve të tij mbi hebrenjtë dhe muslimanët.

Thillo Sarrazin, anëtar i Bundesbank la postin e tij pas komenteve në librin e botuar para pak kohës ku muslimanët cilësoheshin si një pengesë për ekoniminë dhe shoqërinë gjermane. Ndërsa për hebrenjtë Sarrazin shprehet se ata “ndajnë një gjen të veçantë”.

Menjëhërë pas këtyre komenteve, opinioni publik gjerman, por edhe kryeministrja Angela Merkel kërkuan largimin e tij nga bordi drejtues i Bundesbank.

Top Channel