Vrisnin për lojë, akuzohen 5 ushtarë amerikanë

09/09/2010 13:00

Një skandal i ri ka përfshirë ushtrinë amerikane në Afganistan. Pesë ushtarë akuzohen se kanë vrarë civilë në Afganistan dhe mendohet se për ta akti makabër i vrasjes së njerëzve, ishte bërë një lloj sporti.

“Vrisnin dhe mblidhnin si trofe të arritjeve gishtat e të vdekurve”, shkruan e përditshmja britanike “The Guardian”, duke cituar hetuesit dhe dokumentat ligjore.

Pesë ushtarët, e quajtur ndryshe si “Kill Team” (Ekipi vrasës) rrezikojnë dënimin me vdekje.

Në skandal janë përfshirë edhe shtatë ushtarë të tjerë, të cilët kishin rrahur një rekrut që kishte denoncuar vrasësit.

Sipas “The Guardian” akuzat e ngritura janë më të rëndat mes atyre për krime lufte të kryera në Afganistan.

Top Channel