Turqi, Erdogan kritikon rivalët politikë

09/09/2010 17:00

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar taktikat e rivalëve të tij politikë në prag të referendumit për reformën kushtetuese.

Në një intervistë për BBC para votimit të së dielës Erdogan i akuzoi ata se, “kanë përdorur një fushatë dizinformuese dhe të mbushur me propagandë të zezë”.

Reforma e propozuar përfshin një sërë ndryshimesh kontroverse në sistemin gjyqësor.

Një rezultat pozitiv në procesin e votimit pritet të ndihmojë vendin në anëtarësimin në BE, duke e shkëputur përfundimisht nga rregullat autokratike.

Kushtetuta aktuale e Turqisë u paraqit në vitin 1982 nga ushtria. BE ka deklaruar se e sheh votimin e së dielës si një hap domethënës për demokracinë dhe modernizimin e Turqisë.

Por partitë e opozitës deklarojnë se ndryshimet do t’i japin qeverisë më shumë kontroll në caktimin e gjyqtarëve.

Top Channel