Somali, marinsat clirojnë anijen e marrë peng

09/09/2010 17:20

Kryeministri bullgar Boyko Borissov ka njoftuar lirimin e 15 marinarëve të anijes bullgare të mallrave, “Panega”, e marrë peng që prej 11 majit.

“Nga data 15 shtator do të dërgojmë një avion ushtarak për t’i sjellë në atdhe”, ka shtuar Borissov.

Zyra e shtypit e Flotës Detare të Bullgarisë ka bërë të ditur se nuk do të publikojë të dhënat mbi negociatat me piratët, si pasojë e të cilave u arrit lirimi.

Por mediat ndërkombëtare shkruajnë se lirimi u arrit falë një operacioni bilc të ushtrisë amerikane në Gjirin e Adenit, ku kishte ndodhur dhe pengmarrja.

Top Channel