Somali, dy shpërthime në aeroportin e Mogadishos

09/09/2010 15:00

Dy shpërthime në aeroportin e Mogadishos, kanë vrarë të paktën tetë persona.

Një bombë ka shpërthyer përpara një prej hyrjeve të aeroportit, sipas burimeve policore. Një kamikaz ka hedhur veten në erë mbi një makinë pranë një postblloku të paqeruajtësve të Bashkimit Afrikan.

Menjëherë më pas janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Një shpërthim i dytë është dëgjuar brenda ndërtesës, pak pas të parës.

Top Channel