Shpërthim në Oseti, 6 të vdekur

09/09/2010 11:20

Të paktën 6 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa persona të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një autobombe në një treg në Vladikavkaz, në Osetinë Veriore.

Sipas informacioneve të fundit numri i viktimave mund të jetë më i lartë, ndërsa gjendja në zonë mbetet kaotike.

Në treg pritej që të vinte për vizitë presidenti i Republikës, Taimuras Mamsurov. Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë persipër sulmin.

Top Channel