SHBA, përmirësohen treguesit ekonomikë

09/09/2010 16:30

Papunësia në Shtetet e Bashkuara ka rënë javën e kaluar me 27 mijë njësi, duke zbritur në kuotën 451 mijë njësi.

Shifra në fjalë është më e mirë se parashikimet e analistëve, të cilët prisnin një rënie tek 470 mijë njësi, nga 472 mijë që ishte një javë më parë.

Ndërkohë, deficiti tregtar në Amerikë, në korrik ra me 14 për qind në 42.8 miliardë dollarë.

Edhe ky tregues është më i mirë se vlerësimet e analistëve, të cilët parashikonin se rënia do të ndalej në 47 miliardë dollarë, nga 49.8 miliardë që ishte në qershor.

Top Channel